Në vigjilje të festës kombëtare të Francës, presidenti Emmanuel Macron njoftoi një plan për të rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes së Francës, duke u zotuar të dyfishojë buxhetin ushtarak deri në vitin 2027.
Sipas mediave të huaja, Franca kishte një qëllim për të dyfishuar buxhetin e mbrojtjes nga nivelet e vitit 2017 deri në vitin 2030. Megjithatë, Macron u zotua ta arrinte qëllimin deri në vitin 2027.
Buxheti ushtarak, i cili ishte 32 miliardë euro në vitin 2017, do të rritet në 64 miliardë euro në vitin 2027, me 3.5 miliardë euro shtesë në 2026 dhe 3 miliardë euro të tjera në vitin 2027.
“Për të qenë të lirë, duhet të na kenë frikë”, deklaroi Macron, duke iu referuar kërcënimeve që vijnë veçanërisht nga Rusia.
Më herët, kreu i Forcave të armatosur franceze tha se Franca ishte “armiku kryesor i Rusisë në Evropë”.
Komente
