Presidenti francez Emmanuel Macron pozitiv me COVID-19

17 Dhjetor 2020, 10:40| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 15:16

  • Share

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

42-vjeçari bëri një test për Covid-19 pasi atij iu shfaqën disa simptoma  thuhet në një deklaratë nga Pallati Elysee.

“Presidenti i Republikës është diagnostikuar sot pozitiv për COVID-19. Kjo diagnozë u bë pas një testi PCR të kryer pas shfaqjes së simptomave të para”, thuhet në deklaratë.

Macron, në përputhje me rregullat e sigurisë do të izolohet për 7 ditë dhe do ta drejtojë vendin nga karantina, tha një zyrtar.

Presidenti francez është një nga disa krerët e shteteve dhe qeverive në të gjithë botën që janë infektuar me Covid-19, përfshirë Kryeministrin Britanik Boris Johnson dhe Presidentin e SHBA Donald Trump.

Franca këtë javë vendosi një shtetrrethim brenda natës për të ndihmuar në vënien nën kontroll të rasteve atje.

Ka pasur dy milion raste të konfirmuara në vend që nga fillimi i epidemisë, me më shumë se 59,400 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Deklarata nuk përmend nëse gruaja e Macron Brigitte, e cila është 67 vjeç, ka rezultuar pozitive.

Ora 14:53
Pas takimit të tij me Macronin, vetëizolohet edhe kryeministri i Portugalisë

Një tjetër kryeministër ai i Portugalisë Pedro Antonio Costa vetëizolohet pasi ka patur kontakte me presidentin e Francës Macron, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Tashmë kreu i qeverisë portugeze po pret rezultatet e testit, raporton Reuters. Costa u takua me Macron në Pallatin Élysée në Paris ditën e hënë. Zyra e tij njoftoi kryeministri nuk kishte simptoma të koronavirusit ndërsa shtoi se janë në pritje të rezultatit tamponit që iu bë të enjten në mëngjes.

 

Ora 11:41
Pati kontakt me Macronin, vetëizolohet kryeministri francez Jean Castex

Kryeministri i Francës Jean Castex, do të vetëizolohet pasi ka pasur kontakte me presidentin Emmanuel Macron, i cili ka dalë pozitiv në testin për koronavirusit.

Sipas planifikimeve, kryeministri duhet të prezantonte politikën e vaksinimit anti-COVID ditën e enjte por si rezultat i izolimit, çdo detyrim dhe takim i tij do të anulohet përkohësisht.

Ai ditën e sotme duhet të prezantonte politikën e vaksinimit COVID të qeverisë në Senat por për shkak të izolimit këtë detyrë do ta marri përsipër ministri i shëndetësisë Olivier Véran.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?