Presidenti francez, Emmanuel Macron priti të dielën ekipin e futbollit Paris Saint-Germain në pallatin presidencial Elysée pas triumfit të tyre historik në Champions League.
Në fund të videos, teksa po shkrepnin edhe një foto zyrtare, presidenti francez shihet teksa thërret edhe bashkëshorten Brigitte për t’iu bashkuar atyre.
Pas incidentit në avion, ku gjesti i Brigitte ndaj tij u duk si një shuplakë, presidenti francez po tregohet i kujdesshëm për të shmangur çdo keqkuptim të mundshëm.
Ekipi mundi Interin me rezultatin 5-0 në finalen e turneut të shtunën në Mynih.
Komente
