Presidenti francez, Emmanuel Macron, u pyet edhe për zhvillimet e fundit mes Rusisë dhe Ukrainës. Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Rama, presidenti francez tha se armëpushimi dhe takimet janë kërkesa të bëra nga SHBA, të cilat deri më tani janë injoruar nga Vladimir Putin.
Sipas tij, presidenti i SHBA duhet të reagojë ndaj cinizmit të Putin,
"Ne po presim përgjigjen e Rusisë. Duke riangazhuar këtë, të shtunën që shkoi në Kiev ishim me Starmer, me Merz, Zelensky dhe kemi thirrur së bashku Trump për t’i thënë se jemi për armëpushim dhe me garanci sigurie, ndaj duhet të bëjmë presion ndaj Putin. Propozimi i Putin ishte të thoshte takohemi në Stamboll, të dielën dha pëlqimin Zelensky. Sot s’kemi asgjë. Përballë cinizmit të Putin, mendoj se Trump, i merakosur për besueshmërinë e Amerikës do të reagojë se propozimi për armëpushim dhe për t’u takuar janë amerikane. S'mund të kenë një përgjigje të tillë. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë."
Lajmi kryesor:
Macron në Tiranë: Vendi juaj në BE, mbyllja e negociatave deri në 2027 është realitet! Rizgjedhja juaj e rëndësishme! Rama: Marrëdhëniet me Francën në fazë të re
Xh.D/ReportTv.al