Presidenti francez, Emmanuel Macron

Macron s’do ta emërojë Qeverinë e re deri pas Olimpiadës

24 Korrik, 15:26| Përditesimi: 24 Korrik, 15:30

  • Share

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se nuk do ta emërojë Qeverinë e re deri pas përfundimit të Lojërave Olimpike të Parisit.

Komentet vijnë pasi Fronti i Ri Popullor (NFP) - një koalicion i krahut të majtë që përbën grupin më të madh në Parlamentin francez, pas zgjedhjeve të fundit - propozoi zyrtaren pak të njohur, Lucie Castets, si kandidate për kryeministre.

Duke iu përgjigjur kësaj, Macron tha se emërimi i Qeverisë se re para mesit të gushtit, “do të krijonte parregullsi”.

Politikanët e krahut të majtë thanë se Macron po përpiqet “të anulojë rezultatin e zgjedhjeve legjislative”, rundi i dytë i të cilave u mbajt më 7 korrik.

Lojërat Olimpike do të nisin të premten dhe do të përfundojnë më 11 gusht.

Macron e ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal, pas humbjeve të mëdha të partisë së tyre të qendrës në zgjedhje.

Megjithatë, Attal dhe ministrat e tij janë pajtuar që të mbeten në detyrë, në formën e një qeverie të përkohshme, derisa të emërohen zëvendësuesit e tyre.

Sipas sistemit francez, kryeministri emërohet tradicionalisht nga presidenti/ REL

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?