Bota

Macron sugjeron ngushtimin e Schengen: Marrëveshja e famshme nuk funksionon më

26 Prill 2019, 22:09| Përditesimi: 26 Prill 2019, 22:13

  • Share

Presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë një konference në pallatin presidencial ka bërë një deklaratë të fortë  duke sugjeruar një ndryshim të madh hapsirës Shengen. Sipas Macron zona Shengen duhet të jetë më e sigurtë dhe lëvizja e lirë brenda shteteve anëtarë duhet të kufizohet.

"Do të ishte më mirë të kishim më pak vende në zonën Shengen. Nuk kam dëshirë të shikojë  në vendet e Shengenit vende të cilat janë të kënaqur me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, por nga ana tjetër duan t'i shmangen përgjegjësive që shoqërojnë këto privilegje", tha Macron.

“Marrëveshjet e kufijve të përbashkëta, Shengen dhe Traktati i Dublinit nuk funksionojnë më“, ka deklaruar më pas Macron.

 Ai gjithashtu argumentoi se zona Shengen duhet të reformohet në mënyrë që ajo të bazohet në "përgjegjësi dhe solidaritet".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?