Presidenti francez, Emmanuel Macron u takua këtë të mërkurë me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky para samitit që do të mbahet për Ukrainën ditën e nesërme në Paris.
"Unë njoftoj sot 2 miliardë euro mbështetje shtesë ushtarake për Ukrainën," tha Macron, duke shtuar se raketat antitank, raketat tokë-ajër, automjetet e blinduara dhe dronët ishin pjesë e pajisjeve të reja ushtarake që do t'i jepeshin Kievit. Gjithashtu do të sigurohen më shumë avionë luftarakë Mirage.
Ai akuzoi Rusinë se nuk dëshiron një armëpushim të drejtë, teksa tha se ka dëshirë që të riinterpretojë atë për të cilën ka rënë dakord duke vendosur kushte të reja. Macron tha gjithashtu se është ende herët që të flitet për heqjen e sanksioneve ndaj Moskës, të vendosura kur nisi pushtimin e Ukrainës.
"Sanksionet kundër Rusisë duhet të qëndrojnë në fuqi dhe të forcohen për aq kohë sa zgjat pushtimi rus. Moska kupton vetëm një gjuhë, atë të forcës. Për momentin, Rusia e kundërshton këtë ndërprerje të pakushtëzuar të armiqësive", tha Macron duke shtuar se “çdo përpjekje e Rusisë për të zgjatur luftën kërkon një përgjigje”.
Komente
