Presidenti francez Emmanuel Macron pas telefonatës me presidentin irakian tha se përshkallëzimi i situatës nuk është i pashmangshëm.
Presidenti francez Emmanuel Macron, pas telefonatës që pati me presidentin irakian tha se ‘përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme nuk është i pashmangshëm’ dhe iu bëri thirrje të gjithëve që janë të pranishëm në rajon, të respektojnë sovranitetin e Irakut, stabilitetin e rajonit dhe të përqendrohen në luftën kundër ISIS.
"Shkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme nuk është i pashmangshëm. Franca ka dy përparësi që unë i ndaj me të gjithë liderët e përfshirë dhe që jam në kontakt me ta, sovranitetin dhe sigurinë e Irakut, stabilitetin e rajonit si dhe luftën kundër terrorizmit të ISIS”.
Macron i bëri deklaratat pas bisedës telefonike me Presidentin e Irakut Barham Salih dhe Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Sheik Mohamed bin Zayed.
Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov gjatë një telefonate me Ministrin e Jashtëm iranian Javad Zarif shprehu ngushëllime në lidhje me vrasjen e Qasem Soleimani dhe tha se sulmi i SHBA shkelte ligjet ndërkombëtare.
Sot Lavrov pati dhe një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA Mike Pompeo. Ai i kërkoi atij që Uashingtonit "të braktisë metodat e paligjshme të dhunës për të arritur qëllimet e saj në arenën ndërkombëtare."
Lajmi kryesor: