Macron thirrje BE-së dhe SHBA-së: Është urgjente! Duhet të furnizojmë vendet e varfra me vaksina anti-COVID (VIDEO)

19 Shkurt 2021, 08:57| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 18:23

  • Share

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje SHBA-së dhe Evropës të dërgojnë urgjentisht deri në 5% të vaksinave të tyre anti-COVID në vendet e varfra të cilat po hasin vështirësi.

Macron tha se shpërndarja e padrejtë e dozave të vaksinave, tregon hapur një pabarazi globale dhe shtoi se shumë vende po i blejnë ato me çmime stratosferike.

“Ne po vazhdojmë të japim idenë se miliona doza vaksinash po i jepen vetëm vendeve të pasura, ndërkohë në vendeve pa mundësi ekonomike nuk ka filluar ende vaksinimi”, tha presidenti francez.

Macron pranoi që BE-ja kishte qenë më e ngadaltë se SHBA-ja në sigurimin e prodhimit dhe furnizimit të vaksinave për popullatën e vet dhe po përballej me mungesa, por tha që dërgimi i një pjese të vogël të dozave në Afrikë nga zinxhirët e furnizimit Evropian nuk do të pengonte fushatat e vaksinimit.

"Çelësi është të lëvizim më shpejt. Ne nuk po flasim të japim miliarda doza menjëherë, ose miliarda e miliarda euro, por të shpërndajmë shumë më të shpejtë të 4-5% të dozave që kemi. Kjo nuk do të ndryshojë fushatat tona të vaksinimit, por secili vend duhet të lërë mënjanë një numër të vogël të dozave që duhet të transferojë”, tha Macron.

Ai shtoi gjithashtu se këtë ide e ka diskutuar edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel, dhe ajo është plotësisht dakord për planin e bashkëpunimit.

Sipas presidentit francez nëse BE-ja dhe SHBA, nuk ndihmon vendet e Mesdheut dhe Lindjes së Mesme, vendet evropiane nuk do të ishin kurrë në gjendje të hapnin kufijtë pasi rreziku për rinfektime do të ishte i madh.

Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 110,860,805, ndërkohë që ai viktimave është 2,452,942 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?