Pas videos që u bë virale, ku gruaja e qëlloi në fytyrë me shuplakë presidentin Emmanuel Macron, ndërsa mbërritën në Vietnam për një vizitë diplomatike, Macron mohoi çdo “mosmarrëveshje familjare” me gruan e tij Brigitte.
Ndërsa po zbrisnin nga avioni në Vietnam, bashkëshortja e Macron e shtyn me dorë atë, i cili mbrohet e më pas përshëndet me dorë mikpritësit e tij poshtë shkallëve të avionit.
Ai shpjegoi se kanë qenë duke bërë shaka, ashtu siç bëjnë shpesh me bashkëshorten e tij, ndërsa tha se edhe video të tjera më parë janë keqinterpretuar.
“Video të pakuptimta dhe thjesht po bëja shaka me gruan time, siç bëjmë shpesh. Për mua, kanë kaluar tre javë. Nëse shikoni axhendën ndërkombëtare të presidentit francez, nga Kievi në Tiranë e deri në Hanoi, ka njerëz që kanë parë video dhe mendojnë se kam ndarë një qese kokaine, se kam pasur një takim kokë më kokë me një president turk dhe se tani po zihem me gruan time. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë. Pra, të gjithë duhet të qetësohen dhe të përqendrohen te lajmet e vërteta”, shtoi Macron.
Lajmi kryesor:
Macron goditet me shuplakë nga gruaja? VIDEO bëhet virale në rrjet
S.B/ReportTv.al
