Politikë

Macron uron Ramën për fitoren: Urime për rezultatin, rrugëtimin europian dhe besim që shpreh tek Europa

16 Maj, 13:47| Përditesimi: 16 Maj, 14:06

  • Share

 

Në fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që zhvillohet në Tiranë, Presidenti i Francës Emmanuel Macron vendosi që fillimisht të uronte kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

“Faleminderit Edi! Faleminderi që na ke mikpritur në këtë samit dhe urime për rezultatin e zgjedhjeve. Vërtet edhe për këtë rrugëtim europian dhe besimin që shpreh tek Europa.  Faleminderit dhe kam rastin që t’u shoh të gjithë këtu me rastin e samitit të gjatë të Komunitetit Politik Europian dhe i pari që zhvillohet në Ballkan. Faleminderit që ma kujton se pas ëndrrës europiane dhe asaj që na bashkon nuk është vetëm gjeografia, por edhe mitologjia, historia dhe rrugëtimi që kemi bërë”, u shpreh Macron.


Lajmi kryesor:

Samiti/ Tirana kryeqendra e Europës! Liderët në ‘bllok’ mesazh Putin: Ndal luftën, koha për paqe! Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’


SI.E./A.A/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?