Politikë

Macron vuri veton, ambasadorja franceze: Vendimi s'i mbyll dyert Shqipërisë, do flasim në Zagreb (VIDEO)

6 Nëntor 2019, 11:38| Përditesimi: 6 Nëntor 2019, 16:27

  • Share

ELBASAN-Christina Vasak, ambasadorja e Francës në Shqipëri deklaroi se vendimi për të mos hapur negociatat në 18 Tetor nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Edhe pse negociatat nuk u hapën pasi vendosi veton Macron, ambasadorja franceze u shpreh nga Elbasani se Presidenti i vendit të saj do të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa la një derë të hapur samitin e Zagrebit vitin tjetër.

Vendimi i Këshillit Evropian nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Është vendim solemn, por jo mbyllje e dyerve definitive për Shqipërinë. Është lënë një takim në vazhdim gjatë Samitit të Zagrebit. Ky samit është i rëndësishëm sepse Kroacia merr Presidencën e Këshillit Evropian dhe të gjitha vendet e BE-së do të luajnë një rol të rëndësishëm sepse duhet të ketë një vendim unanim.

Në këtë takim të rëndësishmë do të diskutohet për ecurinë e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj. Presidenti i Francës është shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera pretendete për hapjen e negociatave”, është shprehur ambasadorja.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Also: 06/11/2019 12:18

    Ikni pirdhuni me gjith Europe mos tua pafshim bojen

    Përgjigju
  • Sefer Hajdini: 06/11/2019 12:04

    Haha FRANCOVIÇJA, ose FRANCASERBIA.i dune shume shqiptaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?