Presidenti i Francës Emanuel Macron i është drejtuar popullit francez ditën e sotme, duke u shprehur se tashmë bota është në një epokë të re.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka dhënë alarmin për pasigurinë globale në rritje dhe kërcënimin rus.
Ai tha se ditën e nesërme (6 mars) në takimin me krerët e BE-së do të diskutohet dyfishimi i buxhetit për armatimet në Evropë, pasi sipas tij, vendet e BE-së duhet të tregojnë se janë të afta të mbrojnë rajonin, sipas mediave të huaja.
“Jemi në një epokë të re. Siguria ka mbërritur në një pikë të paqartësisë. Ditën e nesërme do të kemi një takim me krerët e Bashkimit Europian dhe Këshillit Evropian, për të marrë disa vendime. Gjëra që Franca ka vite që i sugjeron si buxheti ushtarak, i cili duhet të jetë për të gjitha vendet. Ne duhet të punojmë që të kemi një ushtri më të mirë dhe të industrializojmë rajonin tonë.
Ditën e nesërme duhet të bisedojmë në këtë perspektivë, pasi duhet të përballemi me të vërtetën. Duhet të jemi të sigurt që vendet e Bashkimit Evropian janë të afta të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Duhet të marrim aksione nisur që nga Franca. Duhet të arrijmë në dyfishimin e buxhetit të armatimit deri në vitin 2030”, tha Macron.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se kërcënimi rus i prek të gjithë.
“Bota vazhdon të bëhet më brutale, prosperiteti dhe siguria jonë janë bërë më të pasigurta. Kërcënimi rus i prek të gjithë, kush mund të besojë se do të ndalojë në Ukrainë', tha ai.
Ai u ndal edhe tek mbështetja e Francës për Ukrainën.
"Mbështetja jonë për Ukrainën përfshin mbështetjen e ushtrisë së saj', tha ai.
Komente

E ka sulmuar napoleoni I Frances rusin, e ka sulmuar Hitler rusin e qenka europa ne rrezik.
PërgjigjuNderko sali berisha me djalin e vet shkelzenin e shkaterruan ushtrine dhe ato armatime kineze qe kishim. Edi rama rrit buxhetin per ushtrin dhe i paguan ushtaret me shum se i paguan greku vec per propagand zgjedhore ne vend te blej armatime te renda
Përgjigju