Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Macroni do të marrë pjesë në samitin ukrainas për paqes në Zvicër

6 Qershor, 15:45| Përditesimi: 6 Qershor, 15:53

  • Share

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të marrë pjesë në një samit ukrainas për paqe, i cili do të mbahet kah mesi i këtij muaji në Zvicër, njoftoi Presidenca franceze të enjten (6 qershor).

Zëdhënësi i Zelenskyt, Serhiy Nykyforov, tha se 107 vende dhe organizata ndërkombëtare e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e 15-16 qershorit, në të cilin Ukraina shpreson se do të fitojë mbështetje të gjerë ndërkombëtare për vizionin e saj për kushtet që nevojiten për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Po ashtu, edhe Shtëpia e Bardhë njoftoi më 4 qershor se nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, do ta përfaqësojë SHBA-në në këtë samit.

Kievi e mirëpriti këtë njoftim më 5 qershor, edhe pse i kishte bërë thirrje presidenti Joe Biden të merrte pjesë.

Rusia nuk është ftuar në samitin e organizuar nga Ukraina. Moska e ka hedhur poshtë rëndësinë e këtij samiti në Zvicër, duke thënë se bisedimet për paqe pa Rusinë “nuk kanë kuptim”.

Qeveria zvicerane është nikoqire e ngjarjes me kërkesën e Ukrainës.

Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. /REL

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?