Detaje shokuese janë mësuar për vrasjen Vajdin Lamajt. Luftar Reçi, i penduar i drejtësisë, mësohet t'i ketë zbuluar SPAKu se çfarë ndodhi në shkurt të 2005. Lulzim Berisha i kërkoi t'i gjejë kallëpe tritoli. Ai ka treguar se bombën e ka përgatitur bashkë me Indrit Taullain, i cili i ka thënë se duhej për të shpërthyer një makinë. I penduari i drejtësisë, Luftar Reçi ka treguar edhe se si ndryshoi plani, nga shpërthim me dinamit në C4 për të qenë më të sigurt.
Zbulohet se Reçi ka treguar se eksplozivin ia dorëzuan Emiljano Shullazit, natën kur ishin në shtëpinë e motrës së Lulzim Berishës, atje ku dhe e përgatitën. Madje siç Report Tv mëson, ka qenë një telefonatë që i bën Indrit Taullait, i cili në momentin që po montonin minën, ai vjen me një sasi C4, që do ua bënte më të thjeshtë sulmin.
Lajmi kryesor:
Dëshmia/ I penduari Luftar Reçi: Lul Berisha më kërkoi të vras Klodjan Saliun, në këmbim të hiqte hasmin tim! Porositi bombë me telekomandë për ekzekutimin e Vajdin Lamajt, e mori Shullazi
B.K.//ReportTv.al