Trajneri Miloti, presidenti Xhaferi dhe drejtori sportiv Sinani

'Made in Shkodra', Vllaznia ndryshon stafin dhe i beson vendasve! Zv.trajner një 27-vjeçar

24 Mars 2023, 14:31| Përditesimi: 24 Mars 2023, 14:32

  • Share

Vllaznia vendosi të shkarkojë tre ditë më parë trajnerin Mirel Josa. Në vendin e tij presidenca shkodrane emëroi Auron Milotin, që deri pak ditë më parë mbante postin e drejtorit sportiv. Tanimë kuqeblutë janë bërë "Made in Shkodra", teksa do jenë vendalinjtë ata që do drejtojnë ekipin.

Me lëvizjet e reja në staf, drejtuesit i kanë besuar ish-futbollistit Ergi Borshi (27-vjeç) rolin e zëvendëstrajnerit. Si videoanalist është punësuar shkodrani Ardit Mani, teksa legjenda Vioresin Sinani do mbajë postin e drejtorit sportiv, duke lënë atë të ndihmësit të trajnerit.

Trajner i portierëve do vijojë të jetë Ideal Lekiqi, teksa "prodhimin bio" e prish Mihail Tzokov, bullgari që prej disa kohësh është përgatitësi atletik i ekipit. Duket se drejtuesit nuk do "peshkojnë" më larg rrethit, duke e bërë Vllazninë prodhim vendas, të paktën në staf.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vllazni: 28/03/2023 23:45

    Brravo shkodra. Me vë gjelit bajm kotecin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?