Madonna

VIP & Spektakël

Madonna hidhet në gjyq nga fansi i çmendur...cila është arsyeja

11 Nëntor 2019, 15:11| Përditesimi: 11 Nëntor 2019, 15:18

  • Share

“Një mbretëreshë nuk është kurrë vonë”, me këto fjalë e nisi Madonna koncertin e saj.

Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun, por një fans e ka paditur.

Madonna shquhet për vonesat në koncerte dhe dikujt mesaduket nuk i ka pëlqyer.

Nate Hollander është personi që do ta çojë këngëtaren në gjykatë për vonesat në koncertet e saj.

Ai ka paraqitur një padi në Miami Dade, kundër Madonës dhe kompanisë që organizon koncertet.

Fansi është shprehur se vonesa e nisjes së koncertit për turin e saj “Madame X” është shkelje kontrate mes këngëtares dhe blerësit të biletës.

Në një nga koncertet e fundit, ajo u mundua të justifikonte gati tre orët vonesë duke thënë se ishin fansat që kishin ardhur shumë shpejt.

Pas vonesës së fundit në rrjete sociale qarkulluan shumë meme në lidhje me këtë ngjarje.

Ndoshta ylli i popit do të zejë mend kësaj rradhe dhe nuk do t’i lërë më fansat të presin.

Meme e fansave për Madonnën

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?