Roberto Marrero

Bota

Maduro urdhëron arrestimin e njeriut më të afërt të Juan Guaidos/ Basitiset banesa e Roberto Marrero-s

22 Mars 2019, 01:47| Përditesimi: 22 Mars 2019, 02:09

  • Share

Njeriu më i afërt i Presidentit të vetëshpallur të Venezuleës, Juan Guaidos është vënë në pranga nga agjentët sekretë.

Autoritet bastisën banesën e Roberto Marrero-s e cila ndodhet në kryeqytetin Caracas. Mediat e huaja shkruajnë se operacioni i bastisjes së shtyëpisë të njeriut më të afërt të Guaidos mund të sinjalizojë një goditje nga Presidenti Maduro ndaj opozitës.

Gjithashtu pas banesës së Marreos është bastisur edhe banesa e e deputetit opozitar Sergio Vergara që ndodhej pranë asaj së Marreros, por Veraga nuk u arrestua. Të paktën 40 agjentë të armatosur ishin të përfshirë në bastisjet e banesave.

Juan Guaido ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Roberto Marrero-s, madje ai ka kërkuar edhe ndihmën e ndërkombëtarëve për çështjen. Vendodhja e Marrero-s akoma nuk është bërë publike se ku mbahet.

Juan Guaido kërkon me doemos dorëheqjen e Maduros pasi ai e konsideron atë si shkaktarin numër 1 të problemeve të vendit

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?