Sali Berisha duke prezantuar programin e PD për Mjedisin

Politikë

‘Mafia dhe narkoshteti prenë pyjet e zaptuan tokat!’ Berisha dhe dhëndri online, prezantojnë programin e Mjedisit të PD: Taulant Ballës i del emri në Librazhd!

31 Mars, 20:04| Përditesimi: 31 Mars, 20:33

  • Share

Partia Demokratike prezantoi sot (31 mars) programin elektoral për Mjedisin, Pyjet dhe Kullotat.

Ndërsa ishte i pranishëm, Sali Berisha nuk kishte munguar të bënte pjesë të panelit dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, edhe pse online për shkak të masës arrest shtëpie nga GJKKO dhe SPAK për aferën e dosjes “Partizani”, ku është i akuzuar e i pandehur edhe vetë ish-kryeministri (me detyrim paraqitjeje).

Edhe pse zyrtarisht akuzohen për zaptim tokash, të dy shigjetuan qeverinë për shpyllëzimin e vendit, zaptimin e tokave për investime strategjike në zona të lakmuara, dëmet nga shkatërrimi i tyre prej prerjes së paligjshme dhe zjarreve.

Madje Berisha shkoi më tej, duke akuzuar edhe ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëkohësisht kreun politik të PS për Diasporën, Taulant Balla, duke thënë se ka zaptuar tokat e Librazhdit dhe Kolonjës, fillimisht duke u rrafshuar pyjet, me qëllim investimin.

“Qeveria dhe kryeministri Edi Rama me narkoshtetin e tij po shndërron në beton paratë e drogës. Zjarret po bëjnë nami, 40 mijë hektarë të djegura nga zjarret në vit. Nuk ka mjete për shuarjen e tyre. Taulant Ballës i del emri te pronat në Kolonjë dhe Librazhd, me shkatërrim të pyjeve për qëllime personale. Mafia i ka pushtuar, pyjet dhe kullotat përbëjnë emergjencë kombëtare. Pretendojnë se kanë mbjellë 1 mln pemë, por në fakt kanë prerë mijëra të tilla”, u shpreh ai mes të tjerash.

Berisha theksoi se ‘Shqipëria, që për disa rrethana mund të kishte mjediset më të lakmueshmet në Europë, ka kryeqytetin, njërin nga 10-12 qytetet më të ndotura të planetit’.

Ai iu kthye kohës së qeverisjes së PD, ku nënvizoi 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza dhe që tani “korrupsioni i ka kyçur”.

Bashkitë nuk i vënë në funksion. Nuk paguajnë energjinë për funksionimin e tyre. Dhe flasin për perla, flasin për Maldive, flasin për të gjitha këto në një kohë kur ato janë brigjet më të ndotura në Europë”, tha ai.

Berisha tha se fushat apo kodrat që mund të mbilleshin me bimë medicinale, i rrëzoi krimi dhe droga me narkoshtetin.

“Bimët aromatike dhe ato eterovajore, bimët medicinale, të cilat janë një pasuri e madhe në të katër anët e vendit, nga Çajupi në Jezercë dhe kufi me Plavën, por ato i rrëzoi përdhe droga. Nuk e kam fjalën vetëm për plantacionet e kanabisit, por e kam fjalën narkoeuro. Ata nuk eksportojnë më. Me rënien 30 e sa përqind të euros, ata nuk kanë më asnjë fitim. Morën 10 milionë, u abonuan në satelit se gjoja do shohim zjarret, se nuk i shihnin dot pa satelit”, tha ai.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Termeti: 31/03/2025 21:41

    Sale! 7 Liqenet e Lures ishin me te bukurit ne Europe! Ne kohen tende u kthyen ne moçal. U prene te gjitha pemet rreth tyre! Populli nuk e harron. Eshte nje fjale e urte ‘ Bjeri se i bie bukur’

    Përgjigju
  • Hugardh: 31/03/2025 20:25

    Si nuk ka fytyre dhe flet per prerje malesh? Nga viti 1992 e ne vazhdim lejoi qe te shkaterrohen te gjitha malet, te gjitha fushat, te gjitha kodrat, te gjithe lumenjte, liqenet, etj, etj. Dhe tani qe po kerkon te shpetoje familjen e tij duke tentuar te vije ne pushtet, thote lloj-lloj idiotesish vetem e vetem qe te terheqe vemendjen e popullit. Pupupupupu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?