Lionel Messi

Mafia e drogës kërcënon Lionel Messin, 14 të shtëna me armë dhe një letër paralajmëruese (FOTO)

2 Mars 2023, 15:21| Përditesimi: 2 Mars 2023, 20:40

  • Share

Argjentinë - Persona të armatosur kanë sulmuar sot një supermarket në Argjentinë në pronësi të familjes së gruas së Lionel Messit, Antonela Roccuzzo dhe kanë lënë një mesazh kërcënues për yllin e futbollit. Një nga dy burrat me motoçikletë u kap në kamera duke ecur deri në ambientet në qytetin e lindjes së Messit, Rosario, rreth 180 milje në veriperëndim të Buenos Aires, duke qëlluar vazhdimisht në grilat metalike mbi dritaret dhe derën e përparme të marketit. Katërmbëdhjetë të shtëna thuhet se janë qëlluar në supermarket.

Personat e armatosur kanë lënë një mesazh të shkruar me dorë në vendngjarje ku thuhej: 'Messi, Javkin nuk do të kujdeset për ty'. Pablo Javkin është kryebashkiaku aktual i Rosarios, qyteti më i madh në provincën qendrore të Santa Fe. Një stacion televiziv lokal që raportoi për sulmin pretendoi se mesazhi sugjeronte se kriminelët e drogës mund të përpiqen të zhvasin para nga shtatë herë fituesi i Topit të Artë. Për fat të mirë nga sulmi nuk pati të lënduar, teksa policia ka marrë në dorë ngjarjen.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?