Korce- Gjykata e Korçës vendos masën arrest me burg për 4 të arrestuarit e operacionit Voskopi të cilët kishin kthyer një magazinë në ambjente për përpunimin e lëndës narkotike.
Masa arrest me burg u vendos për,Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj.
Për këta shtetas rëndojnë akuzat "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim,"Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike",”Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe “Moskallëzim Krimi”.
Tre ditë më parë në një magazinë në pronësi të Andon Demirshan nga fshati Voskop u gjetën dhe u sekuestruan 195 kg lëndë narkotike Canabis Sativa,1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.
Policia ndërkohë ka shpallur në kërkim edhe një tjetër shtetas i identifikuar si Sadriano Duçi që sipas policisë dyshohet të jetë “koka” e grupit.