Zbulohen detaje të reja nga magazina me drogë e zbuluar në fshatin Voskop të Korçës. Shtetasi i shpallur në kërkim nga policia është Sadriano Duçi.
Roli i tij sipas policisë është kryesor dhe dyshohet të jetë “koka”e grupit. Duçi i ka marrë magazinën me qera Demirshahut dhe më pas e ka përshtatur për një periudhë të caktuar për tharjen dhe përpunimin e hashashit informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Armand Braho.
Lajmi kryesor:
Zbulohet magazinë droge në Korçë, sekuestrohet 195 kg kanabis, 4 në pranga, në kërkim koka e grupit! 3 gra në hetim! VIDEO e hashashit duke u tharë (EMRAT)
S.G//ReportTv.al