Kronikë

Magazina me materiale ndërtimi në flakë, digjet BMW-ja, Kukësi mbulohet nga tymi (Pamjet)

14 Shtator 2019, 14:21| Përditesimi: 14 Shtator 2019, 14:24

  • Share

KUKËS-Një magazinë me materiale ndërtimi u përfshi nga flakët dhe u dogj mesditën e sotme në zonën industriale. Si pasojë e flakëve përpos materialeve të ndërtimit u dogj edhe një makinë që ndodhej brenda.

Zjarri përparoi me shpejtësi pasi ndër materialet që u dogjën në magazinë ishin goma, bojëra dhe kimikate duke e favorizuar përhapjen. Dy zjarrfikëse pas më shumë se 30 minuta luftë me flakët i vendosën nën kontroll.

Ndërkohë që po hetohet në lidhje me shkaqet që sollën zjarrin, teksa paraprakisht dyshohet se ka qenë ndonjë shkëndijë elektrike.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?