Magazinoi ilaçe kontrabandë nga Mali i Zi për t’i shitur, në pranga farmacisti në Shkodër! Iu gjet dhe një armë gjahu

11 Nëntor 2022, 14:35| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 15:00

  • Share

SHKODËR- Farmacisti 60-vjeçar Jordan Zllatiçanin ka rënë në prangat e policisë pasi kishte magazinuar medikamente kontrabandë nga Mali i Zi. 60-vjeçari kishte qëllim shitjen e ilaçeve kontrabandë nëpër farmaci të ndryshme.

Zllatiçni u kap teksa lëvizte me automjetin e tij ku mbante sasi të tjera të medikamenteve të ndryshme kontrabandë, një armë gjahu dhe fishekë.

Në total, farmacistit të arrestuar iu sekuestruan, 710 kuti me medikamente mjekësore, si dhe arma e gjahut dhe fishekë.

60-vjeçari ishte banues në fshatin Gril të Malësisë së Madhe u arrestua për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Fshehja e te ardhurave”. Nga operacioni i policisë u procedua në gjendje të lirë një 58 vjeçare, banuese ne lagjen Partizani, Shkodër, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, vijojnë hetimet edhe për doganierët në PKK Hani i Hotit, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?