Magjia e festave/ A duhet të besojnë fëmijët tek Babagjyshi? Psikologia tregon moshën e duhur kur duhet të flasim me ta: ‘ Rëndësia e një fantazie të bukur ’ ...

14 Dhjetor 2020, 14:17| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 19:39

  • Share

TIRANË- A duhet të besojnë fëmijët tek Babagjyshi? Nëse po, pse? A ka një moment kur prindërit duhet t’ua thonë të vërtetën? Këto janë ndër pyetjet më të vështira me të cilat përballen prindërit dhe profesionistët, sidomos gjatë sezonit të festave të fundvitit. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ për të diskutuar për këtë temë, moderatorja Gerta Heta nëpërmjet një lidhje në skype rikujtoi fëmijërinë e saj, se çfarë mendonin fëmijët e asaj kohe për babagjyshin:

‘’Mu kujtua ai imazhi që ne kishim për babagjyshin kështu që në monizëm babagjyshi prezantohej si viti i vjetër që ikte dhe dhe shkëmbenin duart me bebin e vogël, me një cun të vogël që edhe ai i veshur si babagjysh se ishte viti i ri, sepse ne atëherë nuk kishim Krishtlindje dhe pema nuk ishte e krishtlindjeve por ishte pema e vitit të ri dhe ka me të vërtet kuptime shumë të bukura, pavarësisht se ka qenë ashtu e vakët, le të themi e varfër , ndryshe nga vitet e tjera tani që i shijojmë ndryshe krishtlindjet. Por mbaj mend fillonte festimi që nga bakllavaja që nga larja e shtëpisë me themel, gotat, perdet. Pastaj kalonim tek dita e vitit të ri që ishte shumë speciale për ne fëmijët, ne flinim në drek, me gëzim të madh sepse në orën 6 fillonte programi i vitit të ri’’ rrëfen me nostalgji ajo.

Ndërsa përsa i përket historisë nëse duhet t’ia tregojmë fëmijëve të vërtetën për babagjyshin, ajo tregoi eksperiencën e saj personale se si ka vepruar me vajzat e saj :

‘’ Tek fëmijët jam përpjekur që këtë magji ta lë të gjallë, në sensin nuk dua t’ia pohoj që babagjyshi nuk ekziston, edhe vajza madhe ka marr vesh nga shokët e vet, kur ishtë 7 vjec filloi të më pyeste a eksizton babagjyshi, ‘’ babagjyshi ekziston Luna i thash’’ .Ajo e ka kuptuar. Ajo tashmë është 9 vjeç e gjysmë, dhe njëherë kur po i thosha të voglës, do ta sjelli babagjyshi dhuratën, ajo sapo bëhej gati t’i thoshte që ‘’Matae nuk ekziston’, sado t’i thoshte Matea nuk do të vij dhuratë, pastaj unë ja bëra me shenjë, ‘’Të lutem mos ma prish magjinë gocës’’  tha ajo.

Psikologia Aljona Jonuzi tregoi se cila është mosha e duhur kur duhet t’i tregojmë fëmijës të vërtetën në lidhje me babagjyshin:

‘’ Zakonisht është ajo mosha 6-8 vjec, unë aktuliasht e kam djalin pa mbushur 7 dhe vjec beson, pavarësisht se vjet ai e pati atë tundimin dhe më pyeti ‘ O ma eksizton apo jo?’’ dhe unë i bëra pyetje tjetër në vazhdim ‘’ Po ti si mendon ekziston apo jo, do të doje të ekzistojë?’’ po do të doja, atëherë beso atë që ndjen ti në këto momente sepse normalisht do të vijë ai momenti që përballet me të vërtetën dhe do e kuptojë që do ishte mami dhe babi, por pse mos të jetojë më atë shpresën që me 31 do të jetë ajo dhurata aty’’ u shpreh ajo.

Ato dhanë edhe një këshillë, për të ruajtur magjinë e festave të fundvitit tek fëmijiët:

Psikologia Aljona Jonuzi u shpreh se është e rëndësishsme që të lëmë fëmijët të kenë një fëmijëri të lumtur:

‘’ Domethënë që të jenë ata vetvetja, të besojnë në gjërat që atyre iu duken interesante, mos t’i prishim magjinë, duke u rritur  më shpejt sec duhet, do rritet, pavarësisht se ne jeta na duket e shkurtër, është goxha e gjatë dhe pse ajo fëmijëria  zgjat kaq pak kohë, pse mos të jetojmë me një fantazi të bukur’’ tha ajo.

‘’ Ne kemi zgjedhur që ndërsa festojmë vet, të bëjmë pjesë edhe persona të tjerë, kështu që në ditë festash sic është Krishtlindja apo viti i ri, ne përpiqemi që qoftë me një dhuratë apo me një vakt të gatuar të gëzojmë edhe një familje tjetër. Kështu që le ta ndajmë atë që kemi, ndoshta s’kemi mundësi të takojmë njerëzit më të dashur por le të jemi mik për një person që kemi aty afër’’ u shpreh shkrimtarja Edi Gogu.

Kështu rikujtojmë edhe njëherë që qëllimi i këtyre festave është të shpërndajmë gëzim dhe mirësi tek personat që kemi afër nesh.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?