Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha

Sport

'Magjistarët' e portës, Strakosha 'çmend' Besnik Hasin me dhjetë pritje! Etrit Berisha fiton mes nëntë golave

22 Gusht, 12:41| Përditesimi: 22 Gusht, 12:42

  • Share

Të enjte Conference League zhvilloi aktet e para play-off. Në fushë titullarë ishin edhe Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha. Të dy portierët shkëlqyen me ekipet e AEK Athinë dhe Hacken, madje Strakosha u zgjodh edhe më i miri i ndeshjes.

Thomas Strakosha

Në Bruksel, Anderlecht barazoi 1-1 kundër AEK-ut të Athinës. Për miqtë në portë titullar ishte Thomas Strakosha që shkëlqeu me dhjetë pritje fantastike, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë në fushë. Trajner për ekipin belg është Besnik Hasi, që u 'çmend' nga pritjet e patriotit të tij.

Etrit Berisha

Në Goteborg, suedezët e Hacken fituan thellë 7-2 kundër CFR Cluj të Rumanisë. Për vendasit titull luajti Etrit Berisha që paçka se pësoi dy gola pa të vlerësohej me një notë të lartë. Pas shtatë golave në ndeshjen e parë duket se Berisha do jetë pjesë e grupit të Conference League. Kujtojmë se gardiani 35-vjeçar prej disa muajsh nuk e ka marrë një ftesë nga Kombëtarja, por forma e tij po tundon Sylvinhon për ta rikthyer në ekip.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Champions league: 22/08/2025 14:26

    Etrit Berisha Luan ne champions league e meriton formacionin e pare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?