Andres Iniesta

'Magjistari' i futbollit, Andres Iniesta tërhiqet nga loja në moshën 40-vjeçare

1 Tetor, 10:04| Përditesimi: 1 Tetor, 11:08

  • Share

Spanjolli Andres Iniesta ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 40-vjeçare.

Siç raporton Relevo, Iniesta ka vendosur t'i japë fund karrierës së tij dhe ka ndërmend ta shpallë vendimin më 8 tetor. Në mënyrë simbolike, njoftim do jetë në këtë datë, si numri tetë që mesfushori mbante mbi shpinë kur performonte zakonisht në fushë.

Iniesta është më i njohur për paraqitjet e tij te Barcelona në sezonet 2002-2018, me të cilën ai fitoi katër trofe të Champions League nga pesë finalet e luajtur. Ai ishte gjithashtu një nga drejtuesit e ekipit të Vicente del Bosque te Spanja, që fitoi dy Kampionate Evropiane radhazi (2008, 2012) dhe Kupën e Botës 2010. Pas Barcelonës, nga 2018-2023 ai luajti për Vissel Kobe në Japoni dhe sezonin e fundit e mbylli me Emirates Club në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një karrierë legjendare me plot trofe, gola dhe asistime të cilës i mungon vetëm 'Topi i Artë'.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?