Lionel Messi dhe Andres Iniesta

'Magjistari' Iniesta u tërhoq nga futbolli, Messi: Je fenomen, një nga më të mirët që kam luajtur! Real Madrid: Legjendë

8 Tetor, 15:11| Përditesimi: 8 Tetor, 15:30

  • Share

Andres Iniesta vendosi të tërhiqej nga futbolli i luajtur në moshën 40-vjeçare. E njoftuar disa ditë më parë, Don Andres zyrtarizoi gjithçka të hënën. Në lidhje me këtë largim ka reaguar Lionel Messi, duke e cilësuar si një nga më të mëdhenjtë që ka luajtur.

“Ti je një nga bashkëlojtarët më simpatikë me të cilët kam pasur kënaqësinë të luaj. Të uroj gjithmonë më të mirat, je fenomenal”, ka thënë Messi në letrën e tij në Instagram.

Ndërkohë, përtej rivalitetit në fushë, edhe Real Madrid ka shprehur mirënjohjen për Iniestan.

"Pas njoftimit të Andres Iniestas se ai do të tërhiqet nga futbolli profesionist, Real Madrid, presidenti dhe Bordi i Drejtorëve të tij dëshirojnë të shprehin mirënjohjen, admirimin dhe dashurinë e tyre për një nga legjendat më të mëdha të futbollit spanjoll dhe botëror", shkruan Real Madrid.

Gjatë karrierës së tij mesfushori spanjoll ka luajtur 1016 ndeshje dhe nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të kuq.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?