Magjistratët në sitën e vettingut, 20 kualifikohen, për 8 thellohen verifikimet (EMRAT)

2 Tetor 2019, 16:45| Përditesimi: 2 Tetor 2019, 17:58

  • Share

TIRANE-Këshilli i Lartë Gjyqësor ka certifikuar në mbledhjen e kësaj të mërkure 20 magjistratë të cilët do të vazhdojnë studimet për të qenë gjyqtarët e ardhshëm. ReportTv ka mësuar se ata i janë nënshtruar një filtri për pasurinë integritetin moral si dhe të shkuarës nëse kanë kryer apo jo shkelje ligjore.

Të kualifikuarit janë: Albert Keraj, Ledio Sali, Dorina Stroka, Klarent Demiri, Suada Kurti, Orgent Nazaj, Edison Tatoshaj, Sokol Mara, Albana Misja, Megi Strakosha, Rudi Laze, Nertil Dushku, Elton Frashëri, Ina Bajramaj, Dejvi Çelçima, Ermelinda Fejzo, Eva Hysko, Emirjana Dimo, Gentiana Shukullari, Lirëza Sinollari.

Ndërsa për tetë kandidatë të tjerë po vazhdojnë ende verifikimet pasi disa prej tyre kanë rezultuar me probleme me pasurinë cka mund ti rrezikojë edhe vazhdimin e studimeve në magjistraturë e më pas emërimin gjyqtarë.

Një tjetër pikë të cilën KLGJ miratoi ishte dhe nisja e verifikimit të pasurisë, integritetit moral e profesional të komisionerit publik Darjel Sina pasi ky i fundit ka kandiduar për të qenë gjyqtar i lartë në vendin vakant të mbetur pas shkarkimit të Xhezair Zaganjorit. Darjel Sina mban postin e një nga dy komisionerëve publik është pjesë e 4 kandidaturave të tjera në garë për gjyqtar të lartë që më herët po i nënshtrohen kontrollit nga KLGJ.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?