Taulant Balla dhe Monika Kryemadhi

Politikë

'Magjistratët'/ PS kërkon votat e LSI-së, Kryemadhi: Nuk marrim vendime pa PD-në

20 Korrik 2018, 14:50| Përditesimi: 20 Korrik 2018, 17:01

  • Share

Pas braktisjes së punimeve të seancës plenare nga ana e deputetëve të PD-së, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i përsëriti thirrjen LSI-së për të bashkuar votat me maxhorancën për miratimin e ligjit që i hap rrugë emërimeve të reja në drejtësi.

Thirrjes së Ballës i është përgjigjur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi me anë të një statusi në Facebook, në të cilin shkruan se këtë situatë ata e kishin konstatuar vite më parë.

Sipas Kryemadhit, partia e saj nuk merr vendime të tilla, të pa harmonizuara me partitë e tjera në opozitë dhe nëse qeveria do të kontribuojë në zgjidhjen e ngërçit duhet të ftojë të gjitha partitë e opozitës.

Qeveria e mazhoranca moniste duhet të kuptojë se është përgjegjëse e drejtpërdrejtë e lënies së vendit pa gjykata! As regjimi i Kim Jong nuk ia ka bërë këtë gjëmë vendit të vetë! Në princip ne nuk bashkëpunojmë me këtë mazhorancë moniste, aq më tepër jashtë tryezës politike pozitë-opozitë. E kanë kot që lodhen nëpër kafene, edhe më të kotë që fabrikojnë lajme për takime jo-institucionale me opozitën. Dialogu politik është institucion, jo pazar!

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së

Ligji për Magjistratët dhe ai për Kodin Rrugor u shtynë për seancën e ardhshme dhe të fundit të këtij sesioni parlamentar.

Postimi i Kryemadhit:

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?