Receta

Magnolia Tarisi

4 Maj 2021, 10:56| Përditesimi: 4 Maj 2021, 10:57

  • Share

Magnolia Tarisi

Përbërësit:

1 litër qumësht

1 vezë

sheqer sipas dëshirës

niseshte

1 bustinë vanilje

biskota të bëra pluhur

luleshtrydhe

Përgatitja:

Në një litër qumësht shtojmë vezën e rrahur , sheqerin, dhe dy tre lugë gjelle niseshte dhe I vendosim në sobë në zjarr të ngadaltë duke I trazuar shpesh të mos formohen kokrriza, kur masa është trashur, fikim zjarrin dhe fillojmë me dekorin e gotave. Hedhim biskotë pluhur, anash vendosim copat e prera të luleshtrydheve dhe hedhim dy tre lugë nga pudingu. I hedhim sipër sërish biskotën, puding dhe sërish biskotën. Në fund e dekorojmë me luleshtrydhe.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?