Mahmood

VIP & Spektakël

Mahmood për herë të parë në Shqipëri, zbulohet performanca në Festivalin e Këngës në RTSH

18 Dhjetor 2019, 18:33| Përditesimi: 18 Dhjetor 2019, 18:41

  • Share

Këngëtarët e famshëm, Giusy Ferreri, Mahmood dhe Eleni Foureira do të jenë disa nga të ftuarit specialë të Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH.

Mahmood është fituesi i vitit të kaluar të Sanremos, i cili përfaqësoi Italinë në Eurovision.

Këngëtari i njohur do të performojë një kolazh me hitet e tij të fundit, duke përfshirë “Soldi” dhe “Barrio”.

Kjo është hera e parë që Mahmood këndon në Shqipëri dhe performanca e tij do të shoqërohet me efekte speciale në skenë.

Këngëtari 27-vjeçar, me emrin e gjatë Alessandro Mahmoud, jeton në Milano të Italisë dhe ka marrë mjaft famë në gjininë PopR&Bhip hop.

 Artisti me baba nga bota arabe dhe nënë italiane u zbulua si talent në edicionin e gjashtë të versionit italian “The X Factor”.

Në vitin 2019, ai fitoi “Sanremon” me këngën “Soldi”, duke përfaqësuar Italinë në Festivalin Europian.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?