4-vjeçari, Ali

Bota

Mahnit me talentin e tij në fushë, 4-vjeçari tërheq vëmendjen e Arsenal dhe nis stërvitjen me ekipin e madh londinez

21 Tetor 2021, 09:15| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 09:19

  • Share

Vetëm 4 vjeç, por talenti i vogëlushit Zayn ALi Salman tërhoqi vëmendjen e një prej klubeve më të mëdha të futbollit në Londër, Arsenal.

Të mahnitur nga mënyra se si zotëron fushën dhe topin e futbollit, zbuluesi i talenteve në klubin e Arsenal fillimisht nuk e besonte që vogëlushi është vetëm 4 vjeç.

E ndërsa Ali luante në një klub me fëmijë të tjerë të moshës së tij, ylli i ri i futbollit dallonte nga të tjerët.

 “Djaloshi bën diçka që supozohet mos të kishte mundësi ta bënte në këtë moshë. Mënyra si luan me topin, është shumë i mprehtë. I telefonova shokun tim dhe më tha se është 4 vjeç, u shokova nuk ka mundësi të jetë vetëm 4 i thash. Unë fola me prindërit e tij, pre j atij momenti ai është pjesë e jona.”, tha Stephen Deans, i Arsenal FC.

Për mikrofonin e BBC, ka folur edhe babai i tij, i cili tregoi i emocionuar se e dinte që në fillim se Ali është një fëmijë i veçantë dhe ndryshe nga të tjerët.

“E kuptova që në momentin që lindi që është një fëmijë i veçantë. Mund ta shohësh shumë qartë se ai është ndryshe nga fëmijët e tjerë. Ai ishte i fortë për moshën që kishte.”, foli babi i tij.

Talenti nuk njeh as moshë e as kufi! Ali, 4-vjeçari fenomenal, me talentin që mahnit është pjesë e Arsenal FC.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?