Mahsa Amini dhe lëvizja protestuese në Iran fitojnë Çmimin Sakharov

19 Tetor 2023, 14:01
  • Share

Mahsa Amini dhe lëvizja në Iran “Grua, Jetë, Liri” që u krijua pas vdekjes së Aminit, janë shpërblyer me Çmimin Sakharov. Ky është çmimi më i lartë për të drejtat e njeriut që ndahet nga Parlamenti Evropian. Ndarja e çmimit vjen disa javë pasi aktivistja e burgosur iraniane për të drejtat e njeriut, Narges Mohammadi, fitoi Çmimin Nobel për Paqe.

Amini, një kurde iraniane, vdiq në Teheran vitin e kaluar derisa po mbahej nga “policia e moralit” nën dyshimet për shkeljen e rregullave për veshjen e hixhabit, dhe lëvizja u dominuan për këtë çmim nga tri partitë më të mëdha të PE-së.

Nominimi i Aminit dhe lëvizjes është “njohje e përpjekjeve të tyre të guximshme për të kërkuar të drejta për gratë”, tha David McAllister, kryetar i Komitetit për Çështje të Jashtme të Parlamentit Evropian, kur njoftoi për nominimet për këtë çmim më 12 tetor.

“Parlamenti qëndron me të gjithë personat në mbarë botën që dedikojnë jetën e tyre në mbrojtje të vlerave demokratike”, shtoi ai.

Vdekja e Aminit në shtator të vitit 2022 nxiti protesta kundër Qeverisë në Iran, që konsiderohen si kërcënimi më i madh për ekzekutivin islamik që nga revolucioni i vitit 1979.

Autoritetet janë përgjigjur me shtypje të dhunshme të protestave, ku qindra persona kanë vdekur dhe mijëra janë plagosur.

Së fundi, nxënësja 16-vjeçare, Armita Garavand, raportohet se u sulmua nga policia në stacionin e metrosë në Teheran më 1 tetor për shkak se nuk kishte veshur hixhabin apo shaminë e kokës. Që nga sulmi i dyshuar ajo gjendet në gjendje kome. 

Çmimi Sakharov për Liri të Mendimit ndahet çdo vit nga Parlamenti Evropian. I emëruar në nder të fizikanit dhe disidentit politik sovjetik, Andrei Sakharov, çmimi nisi të ndahej më 1988 me synim që të nderojë individët dhe organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë fundamentale.

Çmimi ka një vlerë monetare prej 50.000 eurosh. Vitin e kaluar, ky çmim iu nda popullit të Ukrainës, të përfaqësuar nga presidenti i tyre, liderët e zgjedhur dhe shoqëria civile, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës./REL

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?