Maja e Rrunës në Kukës vijon të jetë nën 'pushtetin' e flakëve prej 16 ditësh, ku po digjen sipërfaqe të tëra me pemë e kullota. Bëhet me dije se në terren për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 10 forca të zjarrfikëses, 8 forca të pyjores dhe si dhe 15 forca të Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale Kukës, por ende nuk është bërë e mundur neutralizimi i flakëve. Ndërkohë për shuarjen e flakëve po punon edhe helikopteri holandez.
Flakët po djegin edhe malin Munel në Mirditë, ku zjarri ka djegur deri më tani 190 ha me ah e dushqe, ndërsa për shuarjen e flakëve janë angazhuar vetëm 2 forca policore dhe 2 nga Shërbimi Pyjor, por mungon ndërhyrja nga Ministria e Mbrojtjes, duke bërë që situata të jetë kritike. Është kërkuar ndërhyrje ng aajri për shuarjene flakëve, por ndihma nga helikopteri nuk ka shkuar ende. Momentalisht nuk ka rrezik banesash.Vijon të jetë aktive edhe vatra në vendin e quajtur Stanet e fshatit Morin zonë e mbrojtur Mali Koritnikut. Për izolimin e kësaj vatre janë angazhuar 5 punonjës të zjarrfikëses Kukës dhe 10 forca nga bashkia Kukës.Fatmirësisht janë neutralizuar flakët në Përroin e Vishës në Himarë, ndërsa po punohet për shuarjen totale të zjarrit. Zona e Përroi të Vishës u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme, ndërsa dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme, për të hapur kullota për bagëtitë. Megjithatë autoritetet nuk kanë identifikuar ende autorin apo autorët.
Situata me zjarret në vend sipas Ministrisë së Mbrojtjes
Qarku Lezhë
1-Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Vatra e zjarrit ka avancuar poshtë shpatit me intensitet të ulet në drejtim të fshatit Xhuxhë. Forcat në terren kanë vështirësi për shkak të tymit të dendur. Nuk ka rrezik për banesat. Për shuarjen e zjarrit veç helikopterit holandez Chinook janë angazhuar trupat e FA dhe autoritetet lokale.
2-Bashkia Mirditë, njësia administrative Rubik, fshati Katund i vjetër. Situata është më e qetë sot. Ka vijuar puna për normalizimin e situatës me nga helikopteri Cougar i Forcës sonë Ajrore, trupat e FA dhe 25 FA dhe autoritetet lokale.
3-Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshatrat Munellë dhe Domgjon – Aktualisht vatra nuk paraqet rrezik dhe po monitorohet në terren. Zjarri vijon në një zonë të zhveshur pa bimësi.
4-Bashkia Lezhë, njësia administrative Kolsh, fshati Patalej – Vatra e zjarrit është izoluar dhe në disa pika të saj ka tym. Situata po mbahet në monitorim nga forcat e pushtetit vendor.
Qarku Shkodër
5-Bashkia Pukë, Fushë Kumulli, Qershizë –Situata është nën kontroll dhe paraqitet e qetë, por në terren mbeten të angazhuar 25 trupa të FA, 8 nga shërbimi pyjor dhe 8 zjarrfikës.
6-Bashkia Fuzhë Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet –Situata sot paraqitet më e qetë. Në terren po punohet nga 20 trupa të FA dhe 52 forca të bashkisë dhe shërbimit pyjor. Nga ana e fshatit Srriqë situata është pak më problematike, ku është planifikuar të ndërhyhet nga ajri.
7-Bashkia Shkodër, njësia administrative Gur i zi, fshati Gur i zi – Situata sot paraqitet e qetë, megjithatë vijon puna në terren nga FA dhe shërbimi pyjor lokal.
Qarku Kukës
8-Bashkia Kukës, Maja e Rrunës – Sot situata paraqitet më e qetë, megjithatë krahas ndërhyrjes së helikopterit holandez Chinook, vijon puna në terren nga FA, zjarrfikësit lokalë dhe punonjësve të njësisë administrative.
9-Bashkia Kukës, në vendin e quajtur stanet e fshatit Morin, në afërsi të malit Koritnikut, brenda parkut natyror Korab-Koritnik zonë e mbrojtur, vijon të jetë aktive vatra, sot janë angazhuar 5 punonjës të AdZM Kukës dhe 10 forca të njësisë administrative Tërthorë.
Qarku Dibër
10-Bashkia Dibër, njësia administrative Selishtë, Qafë Murrë, Kaçni – Pasditen e djeshme ka pasur një riaktivizim të vatrës dhe sot janë angazhuar zjarrfikësit e Dibrës, punonjësit e shërbimit pyjor dhe 10 vullnetarë. Nga ana tjetër në Baxhaj po punojnë punonjësit e bashkisë Klos, por nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Qarku Vlorë
11-Bashkia Himarë, vijon aktive vatra në përroin e Vishnjes. Gjate natës zjarri nuk ka avancuar. Aktualisht digjen vetem trungje brenda vatrës si dhe humusi. Terreni është i vështirë dhe nuk lejon nderhyrjen nga toka. Sipërfaqja është me shqopë dhe koçimare. Situata po monitorohet nga zjarrfikësit lokalë.
Zjarri në majën e Rrunës
Zjarri në Përroin e Vishës
Është izoluar plotësisht zjarri i shfaqur dje në vendin e quajtur Koritnik, brenda parkut natyror Korab-Koritnik. Shuarja e flakëve u bë nga punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Kukës, të njësisë Tërthorë, zjarrfikës nga Kosova si dhe nga vullnetarë të tjerë.
Kjo vatër zjarri ka përshkruar një sipërfaqe afërsisht 3 ha në pyje të lartë rrobulli, pishë e zezë dhe bredh i bardhë e cila po mbahet nën monitorim për ndonjë riaktivizim të mundshëm nga punonjësit tanë.
Pavarësisht masave ndëshkuese që parashikon kodi penal, zjarrëvënësit nuk dinë të ndalen. Paraditën e sotme i është vënë zjarri një masivi me ferra e shkurre të cilat në brendësi kishin edhe goma të vjetra makine. Ndërhyrja e zjarrfikëses në kohë ka arritur të izolojë zjarrin i cili rrezikoi edhe një njësi shërbimi serivsi aty pranë. Ndotja e krijuar në ajër si pasojë e djegies së gomave e lartë. Në vendgjarje ndodhet edhe policia.
Vijojnë të jenë ende aktive vatrat e zjarrit në Thirrë të Lezhës dhe në Katund të Vjetër, por fatmirësisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.
Flakët kanë përshkruar një sipërfaqe prej 323 ha me ahe e pisha në Thirrë, ndërsa janë djegur 235 ha. Vatra e zjarrit ka avancuar poshtë shpatit me intensitet të ulet në drejtim të fshatit Xhuxhë. Forcat në terren kanë vështirësi për shkak të tymit të dendur, por fatmirësisht nuk ka rrezik për banesat Gjate ditës së sotme nuk ka prezence ere në terren, që mund të ndihmojë për përmirësimin e situatës.
Në fshatin Katund i Vjetër flakët kanë djegur 23 ha pyll e shkurre të dendura, ndërsa momentalisht vatra e zjarrit është me intensitet të ulët. Në terren janë angazhuar Forcat e Armatosura, forca policore, forca zjarrfikëse, forca vullnetare e forca nga Bashkia që po punojnë për shuarjen totale të flakëve.
Flakët po djegin edhe malin Munel në Mirditë, ku zjarri ka djegur deri më tani 190 ha me ah e dushqe, ndërsa për shuarjen e flakëve janë angazhuar vetëm 2 forca policore dhe 2 nga Shërbimi Pyjor, por mungon ndërhyrja nga Ministria e Mbrojtjes. Momentalisht nuk ka rrezik banesash.