Majko kritika Lames: Çfarë do bëni me regjistrimin e pronësisë së tokës në Kukës zotëri? Batuta: Si mik e dua, si drejtor Kadastre më vjen ta rrah

14 Shkurt 2023, 13:13| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 13:15

  • Share

1676376925_majkolame770x417.jpg

Në komisionin e Ligjeve, deputeti i PS, Pandeli Majko kishte kritika për kreun e Kadastrës, Artan Lame për qarkun e Kukësit. Majko u shpreh se në raportin e dorëzuar për këtë qark, flitet në përgjithësi ndaj duhet pasqyrim sa më i saktë.

Ndër të tjera, pati edhe një batutë për Lamen, për të cilin tha se e respekton dhe e do si mik, por si Drejtor Kadastre, i vjen “ta rrahë”.

“Për zotin Lame kam një respekt shumë të veçantë, dhe është dhe miku im, dhe si mik e dua fort, por si drejtor të Kadastrës është ajo shprehja që kush të do të rreh, dhe më vjen ta rrah faktikisht, kur shoh dhe vlerësoj nga komunikimet situatën e regjistrimit të pronësisë në qarkun Kukës.

Ju flisni në terma të përgjithshme, por në thelb unë e përkrah këtë dhe kam vlerësimin tim për punën e Kadastrës, por tjetër problem regjistrimi prone ka Tirana, tjetër Kukësi, tjetër Malësia e Madhe… Ne jemi të interesuar që analiza të jetë e ndarë edhe sipas kësaj cilësie. Pra unë jam i interesuar për Kukësin, dhe atje problemi bazë nuk është shtëpitë pa leje, por njohja e pronësisë së tokës. Ju akoma nuk i keni bërë letrat e regjistrimit, dhe nuk është regjistruar edhe pronësia komunitare, dhe ky është një problem”, u shpreh Majko.

“Unë e vlerësoj shumë, dhe miqësia jonë nuk vihet në diskutim në këtë drejti, se mund të ma marrësh dhe për ters, por në Kukës ju keni qenë në janar, nga bashkitë e para që morët dhe u krijua Kadastra, unë dua të di për Kukësin çfarë do bëni zotëri, se te ky raport nuk marr vesh asgjë. I kuptoj vështirësitë zoti Lame, por njerëzit duhan të dinë ka ndonjë matricë? Sa duhet të pres? Sepse pa asnjë gjë duket sikur do vdesin dynjaja dhe s’do marrin letrat e pronësisë, ndaj dua mirëkuptimin tuaj edhe pse më parë përmenda fjalën rrahje… për më tepër ju keni bërë operacion dhe nuk ua lejon doktori rrahjen”, përfundoi fjalën me humor Majko.


Lajmi kryesor:

Kadastra, Lame kërkon uljen e taksës së banesës: Është 15%! Nëse ulet, heqim rivlerësimin e saj! 'Kapitulli' i legalizimeve pritet të mbyllet në dhjetor


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?