Majko: Nuk ndihem mirë kur shoh të majtë në burg! Iu drejtohet krerëve të drejtësisë: Pse vetëm ne po e shkelim ligjin?

3 Korrik 2023, 17:29| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 21:27

  • Share

 

Deputeti Pandeli Majko nga foltorja e Kuvendit ku edhe u raportua për punën e bërë gjatë vitit 2022 drejtuesit e institucioneve të Drejtësisë së Re, tha se ato janë përfaqësues të shpresës publike për zbatimin e ligjit duke nisur nga vetë salla e Parlamentit.

Majko u shpreh se mazhoranca e ka “provuar në kurrizin e saj shkopin e drejtësisë së re” duke mos e fshehur zhgënjimin se kjo drejtësi deri më tani ka parë vetëm majtas.

“Mos prisni që t’u them që ndihem mirë kur shoh përfaqësues të politikës së majtë në burg. E vërteta është që ndihem keq. Por më keq ndihem kur përballem me pyetjen se mos vallë në këtë vend vetëm të majtët e shkelin ligjin?”, tha Majko.

Deputeti socialist kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të mos u kthehet traditave të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe që marrëdhënia me Prokurorin e Përgjithshëm të mos ajo si ajo e një çifti të divorcuar.

Ndërsa, sa i përket punës së SPAK, Majko tha se mbështet hetimin e nisur brenda strukturës së Posaçme për nxjerrjen e sekretit hetimor.


Lajmi kryesor:

Kuvendi/ Berisha i 'gjyqtarëve të plepave' sulmon Felajn! Replikon Nënkryetarja: Jam krenare për familjen time! Ti e familja jote 'non grata' jeni krejt të zi!


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?