Lulzim Basha dhe Majlinda Bregu

Majlinda Bregu ironi me Bashën: Jo të gjithë që kanë mbaruar 'Sami Frashërin' kanë mbetur deri në mbledhje-zbritje! Veliaj: Si ish-Samist, jam dakord

20 Janar 2021, 12:11| Përditesimi: 20 Janar 2021, 12:15

  • Share

Majlinda Bregu ka zhvilluar një “intervistë” me ndjekësit e saj online një ditë më parë. Një prej tyre, duke ironizuar Lulzim Bashën, e ka pyetur sa bëjnë 7 herë 7. Dhe Bregu është përgjigjur po me ironi.

“Jo të gjithë ata që kanë mbaruar “Sami Frashërin” kanë mbetur deri në mbledhje-zbritje”, përgjigjet Bregu.

Një fakt të tillë e ka mbështetur edhe kryebashkiaku Erion Veliaj i cili gjithashtu me ironi deklaroi se si ish-Samist, edhe ai është dakord që jo të gjithë ata që kanë mbaruar gjimnazin “Sami Frashëri” janë dobët më mbledhje-zbritje.

Gabimet matematikore, lapsuset në përllogaritje, tabelën e shumëzimit apo mbledhje fare të thjeshta, Basha është ‘shndërruar’ padashur në njeriun e preferuar të gafave. Një nga gafat më të famshme në rrjet është “7×7 bëjnë 42″.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?