TIRANË- Majlinda Bufi është kandidatja e parë në radhët e socialistëve, e cila ka pranuar një debat me rivalët e saj, por jo me Erdit Hazizaj, por me vetë Sali Berishën. E ftuar në “Repolitix” në Report Tv me gazetarin Denis Minga, Bufi tha se është e hapur për çdo lloj debati duke thënë se është bindur për punën e saj.
“Do e pranoja debatin me Berishës dhe jo me zotin Hazizaj, jam në detyrë prej 8 vitesh, bashkëpunimi me qytetarët, jam e përkushtuar ndaj punës dhe jam aty vetëm për atë gjë dhe jam e bindur që qytetarët e Roskovecit e njohin. Nuk më duhet fare profile i kundërshtarit, unë shoh punën dhe objektivat e mi. Jam e hapur për çdo lloj debati. Berisha godet ata që nuk arrin dot, dhe këtë e tregon mbështetja e qytetarëve të Roskovecit”, tha Bufi, njëherazi edhe kryetare e Bashkisë së Roskovecit.
Në Report Tv, Bufi ka renditur punët e bëra për Roskovecin.
“Ka sera të shtuara në 50, ka kadi 200 ha të shtuara, ka një prodhim të shtuar të kulturës bujqësore, prodhohen 12 mijë tonë perime. 75% eksportohet jashtë vendit. Sot në Roskovec kemi arritur që nga qendra e fshatit në Bashi të jetë e asfaltuar dhe kemi shkuar në çdo lagje, Gati 90% e infrastrukturës në shkolla sot është në kushte ndryshe, kemi një godinë të përqendruar dhe kemi arritur që të ndryshojmë kushtet e mësimit”, shtoi ajo.
Në këtë garë, Bufi as nuk e konsideron aspak aleatin e Sali Berishës, Ilir Metën.
“Meta nuk do marrë dot votuesit që ka pasur, se të majtë jo e jo. Ato kanë problem mes tyre, se një pjesë e PD së vërtetë ka mbetur jashtë se gjysma e anëtarëve të listës së Këshillave Bashkiak në Roskovec janë nga Partia e Lirisë”, tha Bufi.
Në fund, ajo ka zbuluar se 2 janë prioritet e saj në mandatin 4 vjeçar, bujqësia dhe turizmi.
Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, e cila është njëherazi edhe kandidatja e socialistëve në këto 14 maj, Majlinda Bufi ka treguar edhe prioritetet e saj në programin elektoral.
“Zhvillimi i Bujqësisë dhe kthimi i Roskovecit në turizëm. Duam të bëjmë përpunimin e produkteve bujqësore se do bënte të mundur çdo perime që të përpunohej dhe t’u jepet qytetarit dhe leku i fundit. Të gjithë vajin e ullirit ne të kemi një njësi për grumbullimin e vajit, me depozita dhe kushte të duhura, për të ruajtur cilësinë dhe këtu të kemi mundësi ambalazhimin e produktin, analizën dhe përcaktimin e llojit të produktit dhe ne së bashku me Ministrinë të gjejmë vendin e shitjes brenda dhe jashtë vendit. Sa i përket turizmit, kemi kisha, monument kulture , kemi identifikuar burimet natyrore, ne duam ta kthejmë në një destinacioni, që grupet që kalojnë për në Apolloni, ose të mos ndalojnë te ne”, tha