Majlinda Kelmendi e ka mbyllur në vendin e tretë turneun e xhudos, të zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit. Xhudistja nga Peja mori dy fitore të vështira, duke arritur në gjysmëfinale ndaj britanikes, Chelsea Giles.
Kjo e fundit e surprizoi kampionen olimpike dhe e mundi, duke siguruar kalimin në finale. Pas eliminimit, Kelmendi do duhej të zhvillonte ndeshjen për medaljen e bronztë ndaj belges, Charline Van Snick.
Kjo e fundit nuk u paraqit në këtë ndeshje për shkak të një dëmtimi, duke i dhuruar fitoren në tavolinë Kelmendit, e cila del e treta në këtë turne, teksa në fillim të kompeticionit pretendonte medaljen e artë.
Kosovën në Grand Slamin e Tel Avivit të premten e përfaqësojnë edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.