Presidenti i KosovësHasjim Thaçi dhe Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi duke marrë Pasaportën Diplomatike

Sport

Majlinda Kelmendi merr pasaportë diplomatike nga Presidenti Thaçi

21 Maj 2018, 15:40| Përditesimi: 21 Maj 2018, 15:50

  • Share

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, sot ka pranuar Pasaportën Diplomatike nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka. 

Presidenti Thaçi i dha solemnisht Kampiones Olimpike Pasaportën Diplomatike. Ambasadorja më e mirë e vendit dhe popullit tim. Presidentit, Kryeministrit Haradinaj dhe stafit në MPJ u jemi mirënjohës për shtyrjen para të kësaj çështje!. Besoj që e ka merituar!

Driton Kuka

Lajmin më pas e ka bërë të ditur edhe Presidenti Hashim Thaçi, ku përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, e ka vlerësuar Majlinda Kelmendin si ambasadoren më të çmuar të Kosovës.

Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, për trajnerin, Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka. Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë.

Presidenti Hashim Thaçi

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?