Majlinda Zeka dhe Majk

VIP & Spektakël

Majlinda nxjerr zbuluar Majkun: Ai nuk kujdeset për djalin

11 Korrik 2018, 17:43| Përditesimi: 11 Korrik 2018, 18:12

  • Share

Risia e fundit e Instagram ka bërë që shumë njerëz t'u japin përgjigje ndjekësve të tyre në mënyrë publike. Kështu ka vepruar edhe Majlinda Zeka. Modelja para më shumë se një viti u përfol për një lidhje dashurie më këngëtarin Majk, dashuri e cila përfundoi shumë shpejt por si pasojë e kësaj të fundit erdhi në jetë djali i tyre, Roan. Vogëlushi jeton me të ëmën, por pavarsisht kësaj e kemi parë që reperi e ka vizituar shpesh. 

Pikërisht në lidhje me këtë temë njëri nga ndjekësit e ka pyetur ish-modelen nëse Majk kujdeset apo jo financiarisht dhe në shumë mënyra të tjera për djalin e tij. Majlinda është pëgjigjur krejt shkurt: "Jo nuk kujdeset!" Nuk e dimë se si do e presë reperi këtë përgjigje. 

(Foto e postuar nga Majlinda Zeka)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?