Makarona ‘fole’ me mish të grirë
Përbërësit:
- 8-10 makarona në formë rrethore (tagliatelle /fettuccine)
- 300-400 gr mish i grirë
- 1 domate e madhe ose 4 lgj salcë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 gotë ujë ose lëng mishi
- Kripë dhe piper i zi
- Djathë i grirë, majdanoz ose kopër për servirje
Përgatitja:
Në një tigan të gjerë vendosim makaronat në formën e tyre rrethore, pa i zier më parë. Përziejmë mishin e grirë me kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. Mbushim folenë e makaronave me nga një lugë të plotë mish, duke i shtypur lehtë në mes që të qëndrojnë. Sipër çdo foleje vendosim nga një fetë domate ose një lugë salcë domate. Shtojmë në tigan vajin dhe më pas ujë ose lëng mishi, derisa të mbulojë 1/3 e foleve. Vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ulët për 20 minuta, derisa makaronat të zbuten dhe mishi të gatuhet mirë. Në fund, mund të shtojmë pak djathë të grirë sipër dhe bimë aromatike sipas dëshirës.
Komente
