Makarona furre me pana dhe proshutë
Përbërësit:
- 500 gr makarona
- 200 gr proshutë
- 400 ml qumësht
- 2 vezë
- 200 gr kërpudha
- 200 ml pana
- 200 gr djathë kaçkavall
- Pak galetë
- Gjalpë ose vaj
- Kripë, piper
Përgatitja:
Makaronat I ziejmë, i shpëlajmë dhe i shtojmë në një tepsi ku kemi spërkatur me yndyrë dhe galetë. Shtojmë një shtresë proshutë, kërpudha të kaurdisura dhe djathin kackavall. Gjysmën tjetër të makaronave e shtojëm mbi këtë mbushje. Në një tas rrahim vezët, qumështin panën dhe e shtrojmë mbi shtresën e makaromnave. E fusim në furrë në 180 gradë për 40 minuta dhe është gati për tu serviruar.
Komento