Makarona furre me ragù
Përbërësit:
- 400 gr makarona
- 400 gr salcë domate
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 karotë
- Ragù e gatshme
- Verë e kuqe
- Djathë kaçkavall
- Majdanoz i freskët
- Erëza sipas dëshirës
Përgatitja:
Ziejmë makaronat në ujë të vluar me kripë për 8 minuta. Ragunë e gatshme (salcë me mish të grirë e erëza) e vendosim në tigan me salcën e domates dhe hudhrat. Shtojmë erëzat dhe 1 karotë të grirë. Makaronat i hedhim në një formë. E mbushim me ragunë, e spërkasim me djathë dhe e vendosim në furrë në 200 gradë Celsius për 20 minuta.
Komento
Komente
