Receta

Makarona guacka të mbushura me ragù nga zonja Albana

1 Prill, 11:29| Përditesimi: 1 Prill, 11:31

  • Share

Makarona guacka të mbushura me ragù

Përbërësit:

  • 250 gr makarona guacka të mëdha
  • 1 qepë e vogël
  • 1 karrotë e vogël
  • 2 thelpinj hudhër
  • 200 ml salcë domatesh
  • 350 gr ragù
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji rigon
  • 1 lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji piper të zi
  • 100 gr djathë i grirë
  • 100 gr djathë mocarela
  • 1 vezë

Përgatitja:

Fillimisht përgatitim salcën e ragù-së. Në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim qepën e karrotën derisa të zbuten. Shtojmë hudhrën dhe më pas salcën e domates dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim ragu-ne e gatshme, rigonin, kripën dhe piperin. E lëmë salcën të gatuhet në zjarr të ulët për pak minuta, derisa të lidhet. Ndërkohë ziejmë makaronat sipas udhëzimeve të paketimit derisa të jenë "al dente", më pas i kullojmë dhe i lëmë të ftohen pak. Pasi salca të jetë ftohur pak i shtojmë një vezë dhe pak djathë parmixhano (rreth 50 gr) për t’i dhënë një teksturë më të qëndrueshme. Mbushim secilën guackë me një lugë ragù dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. I mbulojmë me pak salcë domatesh të mbetur, vendosim sipër mocarelën dhe pjesën tjetër të djathit parmixhano. E vendosim tavën në furrë në 180°C për rreth 20-25 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?