Makarona integrale me pesto genovese nga zonja Albana

9 Nëntor 2023, 12:51| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 12:53

  • Share

Makarona integrale me pesto Genovese

Përbërësit:

  • 350 gr makarona penne integrale
  • 150 gr pesto Genovese
  • 100 gr djathë i grirë
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Vendosim makaronat të ziejnë në ujë me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim. Pasi makaronat kanë zier i kullojmë dhe i hedhim në një enë ku shtojmë direkt salcën pesto. E trazojmë mirë që e gjithë salca të përzihet në mënyrë homogjene. Shërbejmë makaronat penne me salcë pesto duke i spërkatur me djathë të grirë kaçkavall dhe piper të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?