Receta

Makarona krokante me djathë dhe salcë kremoze nga zonja Albana

27 Qershor, 11:01| Përditesimi: 27 Qershor, 11:03

  • Share

Makarona krokante me djathë dhe salcë kremoze

Përbërësit:

  • 300 gr makarona
  • 3-4 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1/2 lugë çaji piper
  • 1 lugë çaji hudhër pluhur (opsionale)
  • 1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
  • 80 gr djathë i grirë
  • Salcë domate ose salcë kosi për shoqërim

Përgatitja:

Ziejmë makaronat sipas udhëzimeve në paketim, i kullojmë dhe i lëmë të ftohen pak. I hedhim më pas në një tas të madh, shtojmë vajin, erëzat, kripën dhe djathin e grirë. I hapim mirë në një tavë mbi letër pjekjeje dhe i vendosim në furrë në 200°C për 20-25 minuta derisa të bëhen krokante. I shërbejmë me salcë domate kremoze ose salcë kosi me hudhër.

Këshilla nga Albana: Mund t’i bësh edhe me salcë pesto, djathë gorgonzola ose me erëza pikante.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?