Receta

Makarona me domate dhe ullinj nga zonja Vjollca

28 Qershor 2021, 10:42| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 10:43

  • Share

Makarona me domate dhe ullinj

Përbërësit:

350 gr makarona ( fusilli)

10-15 domate qershi

80 gr ullinj të zi

kripë dhe piper të zi

1 lugë kafe rigon

pak vaj ulliri  

Përgatitja:

Fillimisht vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të valuar shtojmë kripë e më pas makaronat I lëmë të ziejnë për sa minuta shkruhet në etiketë. Në një tigan të thellë ngrohim vajin e ullirit duke shtuar në të domatet qershi të prera në 1/2 I përziejmë ato për 2-3 minuta të tjera duke shtuar më pas kripë e më pas ullinjtë, vazhdojmë përizerjen për 2 minuta të tjera dhe 1 lugë kafe rigon. Kullojmë makaronat dhe I shtojmë ato në tigan I përziejmë sëbashku me domatet dhe ullinjtë dhe I servirim në pjatë duke shtuar pak vaj ulliri nga shishja, piper të zi dhe gati për të vendosur në tryezë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?