Receta

Makarona me karçof nga zonja Vjollca

2 Shtator 2020, 10:48| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 10:50

  • Share

Makarona me karçof

Përbërësit:

400 gr makarona ( pa gluten)

2 kavanozë me karçof

100 gr pançetë

½ qepë

1 karrotë

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

4 lugë gjelle Parmixhano ( të grirë)

Përgatitja:

Presim imët qepën dhe karrotën. Ngrohim vajin shtojmë qepën dhe karrotën e grirë dhe I kaurdisim mirë deri sa në tigan të mos ketë më lëng. Kullojmë mirë karcofin dhe shtojmë në tigan e kaurdisim për 2-3 minuta. Në një tigan tjetër thekrrojmë pancetën. Ziejmë makaronat aldente aq sa minutazhi shkruhet në etiketë I kullojmë dhe I shtojmë në tigan ku kemi pancetën shtojmë sipër karçofin e përzjerë në qepë dhe karrotë I presim me pak parmixhano dhe I servirim duke I spërkatur në pjatë me pak vaj ulliri nga shishja.

D.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?